Banorët e Drenasit nesër mbesin pa ujë të pijshëm

23 shkurt 2021 | 14:42

Qytetarët e Drenasit me rrethinë nesër (e mërkurë) nuk do të kenë ujë të pijshëm për disa orë.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka njoftuar se ndërprerja e ujit do të bëhet për shkak të punimeve teknike.

“Si shkak i punimeve teknike nga ndërmarrja ‘Iber Lepenc’ në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 24 shkurt, e mërkurë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë”, ka thënë ai.

Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 deri në 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ndeshjen Besa Famgas-Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të…