Banorët e Drenasit protestojnë para Ministrisë së Mjedisit, fajësojnë ‘Feronikelin’ për ndotjen e mjedisit
24 maj 2021
| 11:39
Para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë protestuar banorët e Komunës së Drenasit.
Në këtë protestë, ata kanë shprehur pakënaqësitë për gjendjen mjedisore në këtë komunë dhe fshatrave përreth fabrikës së “Feronikelit”.