Banorët e Gadimes: Kryetari Memli Krasniqi, kryeministri në ardhje Bedri Hamza dhe deputeti në ardhje profesor Hyzer Rizani janë shpresa e ndryshimit

22 shtator 2024 | 21:57

Vendbanimi i Gadimes së Ulët dhe të Epërmes, vende këto në të cilin banorët e këtushëm të Komunës së Lipjanit të përkushtuar për fatin e tyre asnjëherë nuk rreshtën së interesuari se kush dhe cili do t’i përfaqësojë politikisht si në rrafshin e qeverisjes lokale në Lipjan por edhe në atë të nivelit qendror. Edhe kësaj radhe për zgjedhjet e vitit 2025 të nivelit qëndror dhe lokal me interesim të shtuar dhe besim tek personalitetet e PDK-së, presin që vota e tyre do ta bëjë ndryshimin i cili është mëse i nevojshëm dhe i padiskutueshëm.

Kryetari Memli Krasniqi, kryeministri në ardhje z. Bedri Hamza, deputeti në ardhje profesor Hyzer Rizani etj, janë shpresa e ndryshimit të mirëseardhur për të gjithë pa dallim bindjeje politike dhe komuniteti e situate socio-ekonomike.

Përkushtimi i secilit nga ne të vendosur për votën e PDK-së, është çelësi i fillimit të ndryshimit.

Ne jemi ndryshimi, ne jemi sovrani dhe vota e jonë është esenciale që t’iu jepet besimi anëtarëve të PDK-së në listën garuese të zgjedhjeve të 9.02.2025 zotim ky i banorëve të Gadimes së Ulët të Komunës së Lipjanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar Taulant Xhaka të shtunën e ka luajtur ndeshjen…