Banorët e Hades dhe Shipitullës sërish në protestë
27 qershor 2018
| 11:39
Banorë të lagjeve “Mjekiqi”, “Mirena”, “Krasniqi” dhe “Bërbatovci” të fshatrave Hade dhe Shipitullë, kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të mosplotësimit të kërkesës së tyre për punësim.
Nexhmedin Mjekiqi, ka thënë se përkundër takimeve të shumta me zyrtarë të Qeverisë, ende nuk ka lëvizje në punësimin e 150 personave ashtu siç është premtuar.
Përfaqësuesit e banorëve janë duke pritur që dikush nga zyrtarët ligjorë të qeverisë t’iu përgjigjet lidhur me kërkesat e tyre, raporton “EO”.