Banorët e Koretinit kundërshtojnë reformën në arsim
12 janar 2020
| 17:22
Dhjetëra banorë të Koretinit në Kamenicë janë mbledhur të dielën në shkollën e fshatit për të diskutuar për reformën në arsim, ku faza e dytë e kësaj reforme prek edhe shkollën e këtij fshat.
Reforma në fjalë është kundërshtuar nga një numër i madh i prindërve të cilët kanë thënë se nuk do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën e Topanicës.
Ndërkohë në Koretin, banorëve u është ofruar një peticion kundër reformës në arsim të cilën e ka nisur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.