Banorët e lagjes pengojnë policinë për ta arrestuar një person në Deçan

03 korrik 2022 | 14:04

Njësiti policor deri sa ka qenë në detyrë kanë vërejtur se një i dyshuar i cili ishte në kërkim policor dhe po bënte vozitje të rrezikshme duke rrezikuar edhe pjesëmarrësit të tjerë në komunikacion.

Rasti ka ndodhur në fshatin Carrabreg i Epërm i Deçanit, ku i dyshuari ka arritur t’i shmanget policisë, por pasi kanë shkuar të shtëpia e tij, janë penguar dhe kanosur nga disa banorë të lagjes.

“Njësiti policor deri sa ka qenë në detyrë kanë vërejtur se një i dyshuar i cili ishte në kërkim policor po bënte vozitje të rrezikshme duke rrezikuar edhe pjesëmarrësit të tjerë në komunikacion. I dyshuari ka arritur t’i shmanget policisë, por pasi kanë shkuar tek shtëpia e tij janë penguar dhe kanosur nga disa banor të lagjes. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni…