Banorët e Qirezit, Baksit dhe Dashefcit informohen për projektin kadastral
07 dhjetor 2018
| 13:36
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, së bashku me kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, dhe me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari kanë takuar banorët e tri fshatrave të Skenderajt, të cilët i kanë informuar rreth benefiteve nga projekti për rindërtimin e informacioneve kadastrale.
“Me qëllim të informimit sa më të detajuar dhe gjithëpërfshirës të qytetarëve rreth benefiteve nga projekti për rindërtimin e informacioneve kadastrale, bashkë me kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, dhe me kryetarin Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari, takuam banorët e zonave kadastrale te Qirezit, Baksit dhe Dashefcit”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/