Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

18 nëntor 2022 | 00:27

Emocione të veçanta nga vizita e banorëve të Shtëpisë së të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” të cilët bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, bënë homazhe e nderime tek varri i Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe të rënëve tjerë të familjes Jashari.

“Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme t’i shohësh të moshuarit duke shprehur gëzimin e tyre për vizitën dhe vlerësimet e tyre për luftën tonë çlirimtare. Bashkë me mixhën Rifat kaluam çaste të bukura duke shkëmbyer tregime të shumta për historinë e familjes dhe sfidat e përbashkëta që kemi kaluar si popull deri në çlirimin e plotë nga okupatori serb”, ka shkruar në “Facebook” ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Ai ka thënë se i ruajtë Zoti të moshuarit, të cilët punuan e sakrifikuan shumë që ne sot të jemi të dobishëm për kombin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë,…