
Banorët e Skenderajt ndihmohen me 200 pako ushqimore
22 maj 2020
| 10:59
Fondacioni “Besa”, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata “Germin” sot kanë dërguar ndihma në Komunën e Skenderajt.
Kjo është komuna e gjashtë që ndihmohet nga kjo fushatë dhe gjatë këtij aksioni janë shpërndarë 200 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, e që të gjitha pakot kanë prodhime vetëm nga Kosova.
(B. D.: ‘Epoka e re’)