Banorët e Tusuzit i japin përkrahje koalicionit Për Kosovën Fitues dhe kandidatit Edmond Hoxha

22 janar 2025 | 21:48

Edmond Hoxha, kandidat për deputet i AAK-së me numër 98, së bashku edhe me kandidatët tjerë për deputetë ka takuar banorët e lagjes Tusuz.

Në këtë takim është shpalosur programi zgjedhor i koalicionit Për Kosovën Fitues dhe gjithashtu ndanë vizionin për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë.

“Në një ambient tejet të ngrohtë dhe mikpritës, u takuam me banorët e lagjes Tusuz, ku zhvilluam një diskutim të hapur dhe të frytshëm mbi preokupimet e përgjithshme që i kemi së bashku si qytetarë.
Gjatë këtij takimi, shpalosëm programin zgjedhor të Koalicionit Për Kosovën Fitues dhe ndamë vizionin tonë për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë. Falënderojmë banorët e Tusuzit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre!”, ka shkruar në “Facebook” Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, gjatë një takimi me banorët…