Banorët e Vitisë nga mesi i shtatorit pritet të kyçen në autoudhën “Arbën Xhaferi”
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur të martën në takim një delegacion të qytetarëve e përfaqësuesve të Komunës së Vitisë, në përbërje të personaliteteve politike nga niveli qendror i kësaj ane, shoqërisë civile dhe medieve, të kryesuar nga kryetari Sokol Haliti.
Lekaj i ka siguruar qytetarët e Vitisë se kërkesa e tyre për qasje në Autoudhën R6 “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, do të realizohet, dhe se implementimi i këtij projekti do të fillojë nga mesi i shtatorit të këtij viti.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, duke folur në emër të institucioneve lokale të Vitisë, ka falndëruar Lekajn për gatishmërinë e treguar që të trajtojë drejt dhe saktë, kërkesën e banorëve të komunës së tij, për kyçjen që do të bëhet në Gërlicë, e cila e lidhë tërë këtë pjesë të rajonit dhe jo vetëm Vitinë me Prishtinën dhe Shkupin.