Banorët e Vllahisë të shqetësuar me temën e shkëmbimit të territoreve

16 nëntor 2018 | 16:47

Të dielën më 18 nëntor, në orën 13:00 në shkollën fillore “Jashar Begu”, në fshatin Vllahi do të mbahet një takim i përbashkët të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetarit, Faruk Mujka, me banorët e fshatit Vllahi, të cilët janë më se të shqetësuar nga deklarimet e fundit të disa politikanëve, por edhe me publikimin e një harte ku sipas ndarjes së re pas “Marrëveshjes finale me Serbinë”, fshati Vllahi do të mbetej nën administrimin e komunave veriore, respektivisht të Serbisë.

Për këtë takim lajmin e ka bërë me dije Komuna e Mitrovicës.

Në këtë takim pjesëmarrës do të jenë edhe shefat e grupeve të Asamblistëve të Komunës së Mitrovicës si dhe mediat lokale e ato qendrore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori italian në Serbi, Carlo Lo Cascio, ka deklaruar se…