
Banorët frikësohen kur lumi ndryshon ngjyrën
04 shkurt 2018
| 13:47
Një lumë në qytetin e Tyumen në Rusi mund të paraqiste rrezik serioz për shëndetin e banorëve lokalë teksa u kthye në ngjyrë të kuqe të gjakut.
Ekspertët janë të habitur nga fenomeni i çuditshëm, i cili ka bërë që njerëzit të kenë frikë nga cilësia e ujit të pijshëm.
Agjencia shtetërore e lajmeve Itar-Tass e ka cilësuar incidentin një “bombë biblike”.