![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/e-jashtëzakonshme-2.jpg)
Banorët kur zgjohen gjejnë shtëpitë e mbuluara nga akulli (Video)
02 mars 2020
| 16:13
Për dikë tjetër është një mrekulli e vërtetë dimri, por banorët e zonës së Lake Erie në shtetin e Nju Jorkut u zgjuan këtë fundjavë e përjetuan një makth: shtëpitë e tyre ishin mbuluar plotësisht nga një akull i trashë.
Siç tregon për “CNN” njëri prej banorëve, Ed Mis, veshje akulli, shtëpitë e tyre kanë pasur edhe në të kaluarën, por kurrë në këto përmasa.
“Duket si e rreme, si joreale, por ju siguroj se pamjet janë mëse të vërteta”, u shpreh ai.