Banorët masakrojnë rreth 300 krokodilë
17 korrik 2018
| 11:02
Një turmë fshatarësh në Indonezi kanë vrarë rreth 300 krokodilë në një rezervë natyrore për kafshët në Papua West.
Masakra ishte një hakmarrje për një burrë që mendohet se është vrarë nga një kafshë në vend. Zyrtarët dhe policia thanë se nuk ishin në gjendje ta ndalonin sulmin dhe kanë ngritur akuza.
Vrasja e një specie të mbrojtur është një krim që dënohet me gjobë ose burgim në Indonezi.