Banorët nxjerrin nga izolimi Luizin dhe Efin në këmbim të dhjetë mijë eurove, revoltohet kjo banore

22 janar 2023 | 22:27

Banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes, kanë qenë të izoluar brenda një dhome pasi dolën fitues nga “The Voice of Big Brother”.

Ata ishin brenda shtëpisë por në një dhomë tjetër të vetëm, ku duhej të kujdeseshin për një bebe.

‘Vëllai i Madh’ iu dha një mundësi banorëve që t’i largonin Luizin dhe Efin në këmbim të 10 mijë eurove nga çmimi i madh që do të marrë në fund të spektaklit fituesi.

Disa nga banorët u shprehën të revoltuar me këtë, por disa të tjerë votuan që ata të dalin nga izolimi.

Dhe me shumicën e votave, dyshja e famshme u liruan nga dhoma për t’iu bashkuar banorëve të tjerë.

Lirimit të tyre më së shumti iu gëzua banorja Kiara Tito, e cila ka lidhur një miqësi të ngushtë me Efin, e po ashtu po krijon një marrëdhënie me Luizin.

E më e revoltuar ishte Olta duke qenë se nuk ka asnjë afrimitet me Ejllin si dhe thekson gjithnjë se nuk ka respekt për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vashat e Përfaqësuesja U17 në volejboll, pas tri fitoreve radhazi…