Banorët përqafojnë të përlotur ushtarët ukrainas pas çlirimit të qytetit (video)

09 shtator 2022 | 16:32

Ushtarët ukrainas po priten si heronj nga banorët që kanë jetuar nën pushtimin rus prej muajsh, ndërsa Kievi vazhdon të rimarrë dhjetëra vendbanime nga ushtarët rus, sipas “Daily Mail”.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë trupat ukrainas në qytetin e çliruar Balakliia dhe banorët që i përqafojnë të përlotur nga gëzimi.

Imazhet vijnë teksa forcat ukrainase po përparojnë me shpejtësi në hekurudhën kryesore që furnizonte forcat e Moskës në lindje të premten, pas rënies së papritur të një pjese të vijës së parë ruse, e cila  shkaktoi ndryshimin më dramatik në momentin e luftës që nga fillimi i saj.

Në një fjalim, presidenti Volodymyr Zelensky tha se trupat ukrainase kishin “çliruar dhjetëra vendbanime” dhe kishin rimarrë më shumë se 385 milje katrorë territor në lindje dhe jug vetëm gjatë javës së kaluar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastrioti i Ferizajt hap stinorin evropian për skuadrat e hendbollit.…