Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari: Nuk po kupton, po e luan mangupin

18 nëntor 2024 | 23:55

Eduart Kuqi është njëri nga banorët më të rinj të Big Brother VIP Kosova 3. Ai me të hyrë brenda ka filluar me provokime e një të tillë e ka bërë edhe kundrejt Xheneta Fetahut. I njëjti shihet duke ndërhyrë mes çiftit, saqë edhe ka vazhduar në përplasje mes tyre.

Klipi u shfaq në spektaklin e natës së sotme (e hënë), teksa sqarojnë gjithë situatën. Gjesti thotë se nuk pajtohet me të dhe se kjo nuk duhet të bëhet, por që sipas tij Edi nuk po kupton.

“Nuk pajtohem me provokimin që e ka bërë. Kjo më ka prekur. Ky nuk po kupton, po e luan mangupin. Nuk i frikësohem askujt. Të paktën falje duhet me kërku”, u shpreh ai.

Të njëjtit më pas janë sqaruar dhe kanë rregulluar raportet me njëri-tjetrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinion nga Ramiz Lladrovci Vëlla Ali, fali se s’po dinë…