Baptista mbyll aventurën në Rumani
13 mars 2019
| 11:43
Julio Baptista i habiti të gjithë me zgjedhjen e tij një vit më parë teksa firmosi për CFR Cluj, një ndër ekipet më të mirë të Rumanisë.
Braziliani, tashmë në moshë 37-vjeçare, nuk është se e shijoi shumë aventurën e tij, pasi aktivizimet ishin të pakta. Klubi i CFR Cluj ka njoftuar se ka zgjidhur kontratën me sulmuesin, i cili do të jetë lojtar i lirë tashmë.
Kujtojmë, në karrierën e tij Baptista ka veshur fanellën e Realit të Madridit, Arsenalit, Sevilles dhe të Romës.