Barack Obama ka publikuar listën me librat e tij të preferuar për 2023-shin
“Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë pushimeve, provoni njërin prej tyre”
Si çdo vit, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka marrë përsipër detyrën që të reklamojë librat e tij të preferuar.
Siç vihet re nga lista që ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, disa nga librat e tij të preferuar të vitit janë përzgjedhje të përsëritura.
“Këtu janë librat që kam lexuar me kënaqësi. Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë pushimeve, provoni njërin prej tyre. Dhe nëse mundeni, blini në një librari ose shkoni në bibliotekën tuaj lokale”, tha Obama.
Ish-presidenti amerikan premtoi se do të publikojë listën me filmat e tij të preferuar dhe muzikës.
Në listën përfundimtare të librave të tij të preferuar përfshiheshin librat më të shitur si “The Heaven & Earth Grocery Story” i James McBride, “The Wager” i David Grann dhe “King” i Jonathan Eig.