Barak Obama po planifikon festë madhështore për 60-vjetorin, zbuloni të ftuarit e parë VIP
Barack Obama po planifikon një festë për 60 vjetorin e lindjes në rezidencën e tij prej 11 milionë dollarësh, me të ftuar VIP. Emra të mëdhenj si Oprah Winfrey dhe George Clooney tashmë kanë marrë një ftesë për t’u bashkuar me ish -presidentin.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është duke planifikuar një festë të madhe për 60-vjetorin e lindjes së tij. Mediat amerikane shkruajnë se Obama dëshiron që ta organizojë në rezidencën e tij prej 11 milionë dollarë, e ku do jenë të pranishëm edhe të ftuar VIP.
Thuhet se në festën e ditëlindjes ish-presidentit do të jenë të ftuar emra të mëdhenj si Oprah Winfrey dhe George Clooney, të cilët tani e kanë marrë ftesën. Festa do të organizohet më 4 gusht dhe të ftuarit do t’u kërkohet që të bëjnë testin për Covid.
“The Times” shkruan se 10 vite më parë, kur bëri 50 vjeç, presidenti i atëhershëm Obama priti një numër të ftuarish të famshëm në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë Oprah Winfrey, Jay-Z, Stevie Wonder, Tom Hanks.