Baraliu: Do të kemi garë të ashpër për vendin e parë!
Për Zgjedhjet e 6 tetorit 2019 do të ketë garë të ashpër për vendin e parë, në mes të katër partive të mëdha, pëderisa në sondazhe nuk janë shumë larg njëra tjetrës. Në fushatë do t’i sfidojë Vjosa tre burra, dhe do jetë shumë intetesante. Mos lidhja e koalicinionit LVV-LDK, mund të jetë rast i humbur për një ndryshim të madh per shkak të sistemit parlamentar që kemi. Për herë të parë kemi katër parti që synojnë vendin e parë, apo fituesin relativ të zgjedhjeve. Dallimi mes të parit dhe të katërtit në sondazhe tani për tani, nuk është më shumë se katër për qind. Konstantja êshtë koalicioni NISMA -AKR e cila do ta bënë shumicën në secilin kombinim të koalicioneve pas zgjedhore. Ky kombinacion parazgjedhor e bënë Fatmir Limajn Big Player!.
Kështu e ka parashikuar analisti Ramadan Baraliu, fushatën elektorale dhe përfundimit e zgjedhjeve, ku si garë të fortë i ka vlerësuar partitë e mëdha për vendin e parë dhe Nisma-n si pjesë e konstancës.