Baraliu: Në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë votimi elektronik

09 shkurt 2025 | 09:44

Në këto zgjedhjet parlamentare në Kosovë, qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga votimet e kaluara kur mundësia ishte të zgjidheshin vetëm deri në pesë kandidatë.

E profesori Mazllum Baraliu ka deklaruar se kjo mundësi është e rëndësishme dhe dubioze për subjektet politike, pasi që sipas tij për të implikuar vullnetin e qytetarit.

Më tutje, ai tha se procesi i votimit po automatizohet, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të duhej pra të ishte votimi elektronik.

“Është diçka shumë e rëndësishme dhe është dubioze për arsye se është bërë për më mirë sigurisht që subjektet politike kanë pasur dëshirë që të kapitalizojnë procesin e votimit duke iu mundësuar pra në një mënyrë duke implikuar vullnetin e qytetarit në vend se 5 në maksimum të votojnë 10 maksimumin. Gjithnjë procesi i votimit po automatizohet, po lehtësohet mbase kur bëhet votimi elektronik hapi tjetër ndoshta për zgjedhjet e ardhshme do të duhej pra të ishte votimi elektronik edhe më lehtë”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka votuar me…