Baraliu: Nëse zgjedhjet e reja do të mbaheshin në maj, kështu do të dilnin rezultatet

12 mars 2025 | 14:25

Komentatori politik dhe analisti Bleron Baraliu ka thënë se nëse zgjedhjet e reja, të jashtëzakonshme, do të mbaheshin në maj Vetëvendosje do të ulej në 32 deri në 35%.

Por këtë rezultat, ai e parasheh nëse një subjekt i ri politik do të garonte në ato zgjedhje.

“Nëse zgjedhjet emergjente do të mbaheshin në maj, dhe gjenerata e re do të garonte me një parti progresiviste, kam bindjen se kjo parti do t’i arrinte 15-20% me mjaft lehtësi. LV-ja do ulej në 32-35%%, PDK 22-25%, ndërsa LDK binte nën 10%! Ramushi uroj nuk do të garonte fare për 3%shin maksimal”.

“Në mungesë të përpjekjes serioz për progres përmes rikrijimit të shtetit Ilir, ky do të ishte normaliteti politik që ka gjasa të shtyjë para agjendën e shtetndërtimit dhe Shqipërisë së re. Me konstruksionin aktual, Kosova po numëron në rikferc, dhe kjo është një gjendje e tmerrshme”, ka shkruar Baraliu në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe ish-ambasadori Avni Arifi ka shkruar se nëse Vetëvendosje…