Baraliu: Paga minimale prej 350 euro është tallje me varfërinë në Kosovë

28 gusht 2024 | 13:57

Analisti Bleron Baraliu, ka komentuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale në 350 euro.

Baraliu këtë rritje e ka cilësuar si “tallje me realitetin dhe varfërinë në Kosovë”.

“Paga minimale prej 350 është tallje me realitetin dhe varfërinë në Kosovë. Është strofë nga poezitë e Migjenit, ironi me votuesit që kanë sjellë në krye një qeveri gjoja se socialiste. Në minimum dhe me urgjencë kjo pagë duhet të ngritët në 550 euro. Unë, po të garoja në zgjedhje, pikën e parë të programit do ta kisha pagën minimale 700 euro me zero taksim (përveç kontributit për pension) dhe ngritje nga 100 euro çdo vit deri në 1 000”, ka shkruar Baraliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia ka vendosur të përjetësojë Sven-Goran Eriksson. Në respekt të…