Baraliu pret nga Kurti fjalimin ku ai kërkon ndjesë për gabimet dhe merr përgjegjësi
Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu, ka thënë se ajo çfarë pret nga kryeministri Kurti është një fjalim ku ai shpreh keqardhje dhe kërkon falje për gabimet në menaxhimin e pandemisë.
Me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka thënë se Kurti duhet t’i “lus qytetarët e ithtarët e tij të vaksinohen”.
“… në pritje të një fjalimi të kryeministrit Kurti ku shpreh keqardhje, merr përgjegjësi, kërkon ndjesë për gabimet, dhe më së rëndësishmi lutë qytetarët, sidomos ithtarët e tij, të vaksinohen me urgjencë dhe vetëdije të ‘re’. Në luftëra si kjo dallohen liderët e vërtetë, ata që i japin drejtim popullit! Sepse kjo tragjedi do të përfundojë dosido, por a do të përfundojë në mënyrë pasive apo aktive dëshmon vet fibrën e shoqërisë sonë – ose si një shoqëri e pjekur dhe stoike, ose si një e brishtë në zhdukje e sipër”, ka shkuar Baraliu.