Baraliu tregon se sa deputetë do ta marrin LV-ja, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja
01 mars 2021
| 13:10
Analisti Bleron Baraliu, ka prezantuar parashikimin e tij sa i përket ulëseve që do të marrin në Kuvendin e Kosovës, subjektet politike.
Sipas rezultatit final, Baraliu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 56 deputetë, PDK-ja 20 deputetë, LDK-ja 15 deputetë kurse AAK-ja do të ketë vetëm nëntë deputetë.
Baraliu ka thënë se partia e Albin Kurtit ka gjasa për 15 për qind të sigurojë 57 ulëse, derisa ka shtuar se të pakta janë gjasat që ky numër të bie nën 55 ulëse.