Baras përfundon edhe ndeshja Ballkani – Dukagjini

22 gusht 2021 | 19:03

Ndeshja mes Ballkanit dhe Dukagjinit ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Në minutën e 30-të, vendasit nuk arritën të kalojnë në epërsi, pasi Blend Baftiu nuk shënoi nga penalltia. Në fund të pjesës së parë, Ermal Krasniqi realizoi për 1-0, por Dukagjini u kundërpërgjigj nëpërmjet Arbër Shalës dhe pjesa e parë përfundoi 1-1.

Në miutën e 54-të, Ermal Krasnii e riktheu epërsinë e Ballkanit duke shënuar për 2-1. Në minutën e 68-të, Ahmed Januzi barazon rezultatin në 2-2. Sulmuesi Januzi e la skuadrën mysafire me një lojtarë me pak në pesëmbëdhjetë minutat e fundit, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Malishevës ka debutuar me barazim në Superligën e…