Barazim dramatik i Kosovës U20 me Bullgarinë
15 janar 2025
| 21:24
Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka fituar pikën e parë në IHF Trophy për zonën evropiane.
Në një ndeshje të fortë e plotësisht të barabartë, Kombëtarja jonë U20 barazoi me Bullarinë, 23:23, të mërkurën në mbrëmje në Prishtinë.
Golin e barazimit 23:23, Kombëtarja jonë e shënoi në sekondën e fundit. I saktë nga penalltia ishte Elion Goçi.
Ndeshja në përgjithësi ishte shumë e fortë dhe interesante. Dhe u vendos në aksionin e fundit.
Gent Bajrami me tetë gola ishte më efikasi te Kosova. Nga tri gola i shënuan Dren Gashi, Luigj Kolaj e Elion Goçi.
Në ndeshjen e parë, Kosova U20 humbi 24:18 nga Qiproja. Të enjten prej orës 19:00 luan ndaj Britanisë së Madhe.