Barazimi i pamjaftueshëm për Inzaghin: Duhet të kishim fituar ndaj Sampdorias

14 shkurt 2023 | 12:47

Trajneri Simone Inzaghi ka mbetur i zhgënjyer me rezultatin që e mori Interi në përballje me Sampdorian (0-0).

Strategu italian ka thënë se skuadra e tij meritoi fitoren në bazë të asaj që krijoi përgjatë gjithë ndeshjes.

“Nga kjo sfidë po marr paraqitjen e skuadrës dhe jo rezultatin. Kemi goditur portën 23 herë pa shënuar? Na ka munguar ligësia para saj dhe jemi shumë të zhgënjyer për këtë. Donim të fitonim patjetër dhe duhet të kishim fituar për atë që kemi krijuar. Nuk dua të flas për titullin, pasi duhet të përqendrohemi tek ajo që bëjmë ne, pa u marrë me rivalët. Skuadra pati qasjen e duhur, por na mungoi finalizimi pasi të paktën pjesën e parë duhet ta kishim mbyllur në avantazh”, ka thënë Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur flasim për filmin ikonë, Titanic, filmi fitues i Oscarit…