Barazohet vlera e euros me dollarin amerikan

12 korrik 2022 | 08:19

Për herë të parë në 20 vjet, valutat euro dhe dollar janë barazuar.

Aktualisht, një euro vlen një dollar amerikan.

Euro është duke shënuar rënie të shpejtë të vlerës. Që nga fillimviti ka rënë për 12 për qind.

Frika nga recesioni, nga inflaconi i lartë dhe pasiguria për furnizimet me energji elektrike si pasojë e luftës në Ukrainë, ka tronditur valutën e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, që varej 40 për qind nga furnizimi i gazit nga rrjedhat ruse para luftës, është duke u përpjekur që ta zbusë varësinë nga nafta dhe gazi rus. Njëkohësisht, Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz për disa shtete të BE-së dhe, së fundmi, furnizimin ia ka ulur edhe Gjermanisë për 60 %.

Kriza energjetike i ndihmon po ashtu ngadalësimit të ekonomisë, që ka ngritur dyshime nëse Banka Qendrore e Evropës mund t’i përgjigjet në mënyrë adekuate inflacionit në progres.

Banka ka njoftuar së fundmi se do t’i rrisë normat e interesit këtë muaj për herë të parë nga viti 2011, përderisa norma e inflacionit në eurozonë qëndron në 8.6 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Jashtëm të…