Barazojnë City, Arsenali dhe Evertoni

18 janar 2020 | 18:07

Kanë përfunduar gjashtë takimet e pasdites së sotme në Premier Ligë, aty ku bie në sy barazimi 2-2 i Manchester Cityt me Crystal Palace.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola edhe pse përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, nuk mundi të dilte me tre pikët nga kjo sfidë, pasi miqtë gjetën golin që vlen një pikë në fund.

Aguero me dopietë përmbysi golin e Tosun, por Fernandinho me autogol, i hoqi pikët nga duart ekipit të tij.

Ndërkaq një mbasdite jo e mirë ishte dhe për Arsenalin, që nuk di të fitojë dhe ka ngecur në barazim 1-1 me Sheffield United.

Edhe Evertoni i drejtuar nga Ancelotti ka barazuar 1-1 ndaj West Hemit në transfertë, në një sfidë aspak të lehtë për ekipin e teknikut italian.

Rezultatet

Arsenal- Sheffield                                  1-1
Manchester City- Crystal Palace        2-2
Norwich- Bornemouth                         1-0
Brighton- Aston Villa                            1-1
Sauthempton-Wolves                           2-3
West Hem-Evertoni                              1-1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se…