Barbano: Nënshkrimi i peticionit në veri po mbikëqyrët nga EULEX-i
19 janar 2024
| 11:13
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka bërë me dije se misioni i BE-së në Kosovë ka mbikëqyrur mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave në Leposaviq dhe në Mitrovicën e Veriut.
Barbano ka shkruar në “X” se është vendimtare që çdo qytetar në të gjitha komunat në veri të ketë të njëjtat të drejta pjesëmarrjeje.
“Në përputhje me mandatin, EULEX-i ka mbikëqyrur mbledhjen e nënshkrimeve. Më vjen mirë të vërej se të gjithë i ushtronin të drejtat e tyre në mënyrë të sigurt dhe të organizuar, siç parashikohet me Ligjin e të drejtave. Është thelbësore që çdo qytetar në të gjitha komunat e veriut të ketë të njëjtat të drejta për pjesëmarrje”, ka shkruar Barbano.