Barbano: Policia, KFOR-i dhe EULEX-i po monitorojnë situatën e sigurisë në katër komunat veriore
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano, ka bërë me dije se Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in si dhe EULEX-in janë duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë në katër komunat veriore në qendrat e votimit ku po mbahen zgjedhjet për votim ndaj kryetarëve.
“Në koordinim me PK-në dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në 4 komunat ku po zhvillohet votimi për tërheqjen e kryetarëve”, ka shkruar Barbano në platformën “X”.
Ndryshe, sot do të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat veriore të Kosovës.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar se do të jenë të gatshme t’i ndihmojnë KQZ-së për të organizuar një votim të mirë dhe paqësor