Barbara Palvin me urim të veçantë për ditëlindjen e të dashurit
06 gusht 2019
| 11:44
Barbara Palvin ia ka shprehur dashurinë të dashurit të saj Dylan Sprouse në ditëlindjen e tij. Modeluesja 25-vjeçare përmes rrjetit social “Instagram” ka uruar në mënyrën më të mirë të dashurin e saj pasi mbushi 27 vjet. “Gëzuar ditëlindjen! Faleminderit që më le të jem pjesë e jetës tënde! Jam shumë krenare për njeriun e zellshëm që je dhe shpresoj që ky vit të të mbushë me dashuri dhe lumturi të cilën e meriton. Të dua”, ka shkruar Barbara në një fotografi të përbashkët me Dylan Sprouse.