“Barbie”, tani edhe në karrige me rrota

19 shkurt 2019 | 11:40

Pas 60 vjetësh histori, “Barbie” vazhdon të mahnitë, të jetë aktuale dhe të përfaqësojë në mënyrë gjithnjë realiste botën që e rrethon.

Linja “Barbie Fashionista” propozon lloje të ndryshme kukullash: bionde, ezmere, të gjata, të shkurtra, të dobëta, të kolme, por edhe në karrige me rrota dhe me proteza në këmbë.

E gjithë kjo është bërë për t’i nxjerrë në pah llojet e ndryshme të gjendjes fizike dhe problemeve. Kim Culmone, zëvendëspresidente e “Barbie Design” të Mattelit, ka thënë se ky model ka qenë një prej më të kërkuarave nga konsumatorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në studion “360…