Barça, 100 milionë dhe dy lojtarë për Neymarin
19 gusht 2019
| 17:58
Kur duhen edhe rreth dy javë nga fundi i merkatos, Barcelona duket se e ka marrë seriozisht për të rikthyer Neymarin.
Siç raporton “RAC1”, radio e Katalonjës, një delegacion i madh prej Barcelonës, si Hoze Maria Bartomeu, Oskar Grau, Havier Bordas, Enrike Tomas apo Erik Abidal, u takuan ditën e sotme me përfaqësues të PSG-së, për të paraqitur një ofertë të majme, zyrtare, drejt klubit francez.
Sipas të njëjtit burim, shifra konkrete nuk bëhet me dije, por mendohet të jetë të paktën 100 milionë euro, si dhe dy lojtarë të klasit të lartë. Kartonin e Rakitiqit dhe një lojtari tjetër pasi Coutinho është transferuar në Bayern Munchen.