Barça arrin marrëveshje me Griezmannin
Barcelona ka arritur marrëveshjen me Antoine Griezmann. “El Mundo Deportivo”, raporton se presidenti i Barçës, Josep-Maria Bartomeu është takuar me familjen e yllit të Atletico Madridit, për të finalizuar marrëveshjen për sezonin e ardhshëm.
Barcelona thuhet të jetë gati të paguajë 100 milionë euro për lojtarin e përfaqësueses franceze, i cili fitoi Këpucën e Artë në 2016 dhe ka një kontratë deri në 2022 me klubin kryeqytetas. Së fundmi ai është kërkuar me ngulm edhe nga Manchester United.
Nëse Barça dhe Atletico gjejnë akordin për shumën, Griezmann do të ishte lojtari i dytë më i shtrenjtë i historisë së klubit katalanas, pas Dembeles i cili u ble për 105 milionë euro.
“Barça ka gjetur akordin me Griezmann për sezonin 2018/19 pasi ka folur me përfaqësuesit e tij”, raporton Mundo Deportivo.