Barca arrin marrëveshje me Kounde, kontrata do të jetë katërvjeçare

19 korrik 2022 | 13:19

Barcelona është duke kërkuar një qendërmbrojtës dhe dëshira kryesore e Xavi Hernandez është Jules Kounde i Sevilla.

Sipas raportimeve të fundit nga Gerard Romero, vështirë se Chelsea do ta ndryshojë situatën dhe kësisoj lojtari do të përfundojë te Barca.

Francezi tashmë ka edhe marrëveshje personale me klubin katalan dhe kjo marrëveshje parasheh një kontratë katërvjeçare.

Kounde ia ka bërë me dije klubit të tij aktual, Sevillas, se dëshira e tij e vetme është Barcelona.

Mbetet të shihet nëse Barca do të finalizojë marrëveshjen me Sevilla, ose Chelsea do të bëjë ofertë të parezistueshme për përmbysur situatën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stacioni policor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:00 ka pranuar…