Barça, Bayerni dhe Reali, në garë për Havertzin
14 shtator 2019
| 12:42
Barcelona, Bayern Muncheni dhe Real Madridi do të zhvillojnë një “luftë” të ashpër për shërbimet e Kai Havertz, i cili duket se nuk do ta ketë të gjatë aventurën te Bayer Leverkuseni.
Lojtari premtues gjerman raportohet se është duke shqyrtuar tri opsione për të ardhmen e tij, sipas ‘SportBILD’.
Interesim për Havertzin më herët ka shfaqur edhe skuadra nga Premierliga, Liverpool, por duket se gjermani ka vetëm tri opsione.