Barça dëshiron Rabiotin dhe Pogban
24 shtator 2018
| 12:11
Kampionia e Spanjës, Barcelona, ka bërë që tani planet për përforcimet që do t’i bëjë në janar edhe pse yjet te skuadra “blaugrana” nuk mungojnë.
Sipas së përditshmes “El Mundo Deportivo”, në shënjestrën e skuadrës së trajnerit Valverde janë dy mesfushorët francezë, Adrien Rabiot dhe Paul Pogba. I pari luan me skuadrën e PSG-së, ndërsa i dyti me Manchester Unitedin, dy objektiva të vështira për t’u arritur.