Barça dhe Bayerni, në garë për Ten Hagenin

11 nëntor 2019 | 12:55

Mund të jetë ky sezoni i fundit i Erik ten Hag në krye të bankinës së Ajaxit. Sipas asaj që shkruajnë mediet holandeze, 49-vjeçari që arriti të rikthejë sërish Ajaxin në nivelet më të larta të futbollit në vend, por edhe në Evropë do të largohet në përfundim të këtij sezoni.

Për momentin nuk dihet destinacioni i ri i teknikut, por së fundmi kanë qarkulluar zëra që e shikojnë atë drejt Barcelonës, për ta marrë vendin e Ernesto Valverdes. Me shkarkimin e Niko Kovac nga Bayern Muncheni pak ditë më parë, Ten Hag ishte i preferuari i gjermanëve, por vetë holandezi e mohoi diçka të tillë duke deklaruar se do të vazhdojë të punojë me Ajaxin. Fundi i këtij sezoni mund ta sjellë divorcin mes palëve.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni gjerman “Luftbrucke” në ceremoninë e festimit të 30-vjetorit të…