Barça dhe City e kërkojnë Kimmichin
17 maj 2023
| 15:23
Sadio Mane, Joao Cancelo, Thomas Muller dhe tani Joshua Kimmich. Bayerni, i impenjuar në betejën për titullin kampion me Dortmundin, rrezikon që në fundin e sezonit të bëjë një mini-revolucion.
Sipas “Mundo Deportivo”, Kimmich mund të jetë një mundësi e mirë për Barcelonën, që e sheh si zëvendësuesin ideal të Sergio Busquets, por dhe për të përforcuar korsinë e djathtë të mbrojtjes.
Futbollisti gjerman mund të jetë një zgjidhje perfekte, pasi luan në disa role dhe kushton më pak se Martin Zubimendi, i cili ka një klauzolë prej 60 milionë euro. Gjithsesi nuk do të jetë mision i thjeshtë për katalansit, pasi në garë është dhe Manchester City i Guardiolës.