Barça dhe Interi i bëjnë konkurrencë Liverpoolit për Wernerin
09 mars 2020
| 11:28
Skuadra e Liverpoolit kërkon të afrojë në “Anfield” sulmuesin Timo Werner. Sulmuesi i Leipzigut është një nga dëshirat kryesore të trajnerit Jurgen Kloppit.
Tekniku e do lojtarin e kombëtares së Gjermanisë në skuadër, por ka një konkurrencë të fortë. Kampionët e ardhshëm të Anglisë duhet ta mposhtin Barcelonën dhe Interin për ta bindur Wernerin.
“Mundo Deportivo” shkruan se katalanasit dhe zikaltrit duan të ndërhyjnë dhe “t’i presin rrugën” lojtarit 24-vjeçar. Werneri nga krahu tjetër dëshiron të punojë me trajnerin Jurgen Klopp. Ai dëshiron të rritet akoma më shumë me bashkëkombësin e vet, pasi ka dëgjuar shumë dhe e pëlqen stilin e teknikut gjerman.