Barça dhe Napoli synojnë çerekfinalen, Arsenali për përmbysje ndaj Portos
12 mars 2024
| 11:49
Sonte në mbrëmje Liga e Kampionëve premton spektakël me dy ndeshje që kanë lënë gjithçka të hapur për çështjen e kualifikimit në çerekfinale.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Maradona”, Barcelona këkron fitore dhe kualifikimin tutje në garën më të fortë në futboll.
Në anën tjetër edhe kampionët në fuqi të Italisë janë gati të japin maksimumin për të kaluar në fazën e çerekfinales.
Ndërkohë në Londër, në orën 21:00, Arsenali pret Porton me qëllimin për të përmbysur humbjen 1-0 të tre javë më parë në Portugali. “Topçinjtë” po kalojnë një formë shumë të mirë. Porto nga ana tjetër i beson eksperiencës së disa prej lojtarëve që luajnë prej vitesh në kompteticionin më të rëndësishëm për klube.