Barça dhe Reali në garë për yllin e Bayernit
13 maj 2020
| 09:46
Barcelona e Real Madridi në garë për yllin e Bayernit.
Kingsley Coman është emri i ri që qarkullon prej kohësh në agjendat e dy superklubeve spanjolle Barcelonës dhe Realit të Madridit.
Anësori francez i sulmit të Bayernit pëlqehet nga shumë klube në Evropë por mesa duket dy gjigandët spanjollë janë në avantazh për të marrë shërbimet e Coman në merkaton e ardhshme.
Në garë për Coman është edhe Manchester City i Pep Guardiolës, por vetë lojtari preferon kalimin në Spanjë.Coman iu bashkua bavarezëve në vitin 2015 nga Juventusi, ku fillimisht dy vite ishte i huazuar për 7 milionë euro dhe më pas u ble për 21 milionë euro.