
Barça, dy javë pa Suarezin
26 nëntor 2018
| 17:01
Barcelona ka treguar se është skuadër që di të fitojë edhe pa “yje”, por gjithsesi në rast dëmtimesh përsëri meraku është i madh.
I fundit që tremb katalanasit është sulmuesi Luis Suarez, i cili ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë dhe tashmë do të duhet që të mungojë për dy javë.
Suarezi do ta humbasë kështu ndeshjen me PSV-në në Ligën e Kampionëve si dhe ndeshjen me Villarealin në La Liga.