Barça e dëshiron Thuramin
06 mars 2023
| 17:10
Djali i futbollistit legjendar Lilian Thuram, Marcus Thuram, po bën bujë në Evropë dhe të gjithë e duan atë.
Sulmuesi i Borussia Monchengladbach është kthyer në një nga objektivat e skuadrës së Barcelonës për ta përforcuar mesfushën ofensive pasi bëri një paraqitje të shkëlqyer në Botërorin Katar 2022 dhe një sezon të mirë me ekipin gjerman.
Kontrata e futbollistit 25-vjeçar përfundon më 30 qershor dhe klubi i tij aktual i Bundesligës tashmë është pajtuar me largimin e lojtarit pas përfundimit të kontratës. Nënshkrimi i tij do të bëjë që nga Barcelona të largohet Ansu Fati ose Ferran Torres.