Barça e favorizuar ndaj Chelseat, kërkon kualifikimin në çerekfinale

14 mars 2018 | 15:54

Liderja e La Ligës, Barcelona, e pret skuadrën e Chelseat në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Barça në këtë ndeshje e ka avantazh rezultatin nga ndeshja e parë në “Stamford Bridge”, e cila ka përfunduar 1-1, por edhe terrenin vendës. Megjithatë, të përzgjedhurit e Antonio Contes nuk janë të dorëzuar dhe kërkojnë kualifikim në çerekfinale. Skuadra spanjolle ka gjithashtu një seri të mirë rezultatesh ku është pa humbje në katërmbëdhjetë ndeshjet e fundit, kurse Chelsea ka humbur dy nga pesë ndeshjet e fundit. Ylli argjentinas Lionel Messi kthehet në skuadër pasi humbi ndeshjen e fundit të Barçës për shkak të lindjes së fëmijës së tij të tretë, ndërsa edhe Andres Iniesta do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Nelson Semedo mbetet jashtë si pasojë e një lëndimi e braziliani Philippe Coutinho nuk ka të drejtë loje pasi një gjë të tillë e kishte bërë me skuadrën e Liverpoolit. Ndërsa për Chelsean nuk do të paraqitet mbrojtësi David Luiz dhe Ross Barkley. Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1, kurse golashënues ishin William dhe Lionel Messi. Në ndeshjen tjetër nga ora 18:00 Beshiktashi e pret Bayern Munchenin, duke kërkuar një fitore vetëm për ta ndrequr historinë, për faktin se përmbysja duket e vështirë, pasi ndeshja e parë në Gjermani përfundoi 0-5.

Të mërkurën takohen:
18:00 Besiktas – Bayern Munchen (0-5)
20:45 Barcelona – Chelsea (1-1)

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Holandezi Frank…