
Barça e fiton miqësoren me Milanin
02 gusht 2023
| 11:20
Barcelona e ka fituar miqësoren me Milanin.
Gjiganti katalunas ka triumfuar me rezultat minimal, 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku dy ekipet po e zhvillojnë fazën përgatitore para-sezonale.
“Blaugrana” fitoren ua ka siguruar Ansu Fati, i cili në pjesën e dytë e ka shënuar një gol spektakolar.
Të dy ekipet patën edhe raste të tjera, por nuk ia dolën të shënonin.
Barça paraprakisht e kishte mposhtur Real Madridin, ndërsa Milani kishte humbur nga “Los Blancos”.